AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 14:09

Dëshmia tronditëse e familjes në Selenicë, pengmarrësi abuzoi me vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin

Dëshmia tronditëse e familjes në Selenicë, pengmarrësi

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje.

Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.

Çobak, i cili ishte nga fshati Vajzë, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyuruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.

Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzar me një nga vajzat.

Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore. /abcnews.al