TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hamza Tola, ish shofer në drejtorinë e Burgjeve është lënë në burg nga GJKKO pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Ai akuzohet se merrte para nga persona të ndryshëm me premtimin se do i zgjidhte punët duke u prezantuar si një person që kishte njohje në institucione të ndryshme shtetërore.
Një prej rasteve të dokumentuara nga Prokuroria e Posaçme është ai i Kastriot Krekut të cilit Tola i kishte premtuar se do i siguronte një certifikatë pronësie në këmbim të një shume parash prej 3 mijë eurosh.
Ai ka treguar se Tola e ka ndihmuar të sigurojë certifikatën e pronësisë për pronat e tij në Borsh, por më pas marrëdhëniet mes tyre janë prishur.
Tola ka i thënë se kishte njohje me drejtoreshën e ASHK-së në Sarandë. Kreku tregon se më pas ai i ka kërkuar më shumë para por ai nuk ka rënë dakord dhe në këtë moment Tola e ka kërcënuar se nuk do e marrë certifikatën e pronësisë. Dhe sot e kësaj dite ai shprehet se nuk e ka marrë atë dokument.