TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas ‘furtunës’ në Portin e Durrësit gjatë operacionit për kontrollin e një kontejneri me banane që vinte nga Amerika Latine.
18 prej tyre janë punonjës të sigurisë portuale në Durrës, ndërsa dy të tjerë janë përfaqësues të kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, mes tyre punëtori dhe shoferi.
Policia ka krijuar dyshime për trafik kokaine pasi është konstatuar hapja e kontejnerit para mbërritjes për kontroll në skaner.
Gjatë kontrollit, kontejneri ka rezultuar se ishte i paplumbosur me plumbçe ndërsa mungonin edhe disa arka me banane.
Personat e ndaluar: J.Gj, A.M, G.H, A.Z, S.P, A.Q, K.D, M.D, K.L, SH.H, A.XH, A.B, V.K, R.B, A.B, GJ.D, SH.E, P.T, A.M, N.A. /Panorama/