AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 10:37

Sherr me thika në Kuçovë/ Plagosën 19-vjeçarin, arrestohen dy adoleshentët

Sherr me thika në Kuçovë/ Plagosën 19-vjeçarin,

Plagosën me thikë një 19-vjeçar, arrestohen dy autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.