TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike mori vendim për ngritjen e komisionit që do të organizojë dhe drejtojë referendumin për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.
Komisioni do përbëhet nga:
Albana Vokshi- kryetare
Ervin Minarolli- anëtar
Enno Bozdo- anëtar
Edith Harxhi- anëtare
Keltis Kruja- anëtar.
Komisioni ushtron detyrat sipas nenit 53 të statutit të PD dhe ka përgjegjësinë që të organizojë, mbikëqyrë dhe drejtojë referendumin deri në nxjerrjen dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar.

