TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka analizuar situatën e medias në Shqipëri, që nga numri jashtëzakonisht i lartë i tyre, deri te gjobëvënia dhe grabitja si një mekanizëm për të mbijetuar.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se media është pjesë e sistemit grabitqar në Shqipëri dhe merr "copën" nga torta e madhe e korrupsionit.
"Afërsisht në një vit të zakonshëm i gjithë buxheti i reklamava është 35-40 milionë euro në vit. Supozohet se ky do të jetë burimi i kryesor i financimit. Kjo është një pjesë shumë e vogël e gjithë të ardhurave që qarkullojnë në mediat shqiptare.
Të gjitha mediat shqiptare harxhojnë më shumë para se ky treg. Kemi numrin më të madh të mediave në botë. Shqipëria ka numrin më të madh të mediave për njësi prodhimi. Në SHBA, le të supozojmë se do të kishin media informative sa ka Shqipëria në proporcion. Atëherë Amerika duhet të kishte 1200 CNN, që të barazohet me ne. Ndërkohë që ka vetëm 3 rrjete informative.
E kupton se ku jemi ne sot?
1200 CNN-ët tonë me çfarë ushqehen? I gjithë sistemi ekonomik është sistem tipik grabitqar që vete pas presë.
Përshembull, punon një pastruese dhe paguan taksa. Këto taksa, një pjesë e rrëmbejnë me korrupsion zyrtarët publikë. Një pjesë, bizneset që marrin koncesionet dhe rrjepin qytetarët. Tani, ky i varfëri shërben edhe si konsumator, edhe si prodhues i taksave.
Media thotë, si do të ushqehet? Do të marrë një copë, qeveritarit dhe biznesit monopolist. Merr edhe ajo një copë. Ne kemi një sistem që ushqehet me grabitjen e njëri tjetrit.
Sistemi është që qeveritarët grabisin paratë e taksapaguesëve dhe media bëhet pjesë e këtij cikli dhe grabit.
Kur bëhet fitimprurëse, shtohen portalet.
Pra kemi sistem grabitqar që grabit atë pak pasuri që krijohet me punën e njerëzve t thjeshtë. Ka strukturë grabitqare, që nuk prodhon dhe nuk ka inovacion", tha ndër të tjera Sejamini.