AKTUALITET, 30 Maj 2022, 17:07

“Je xhelat, hipokrit e demon! Pabesinë ke moral, sa edhe …”- Spiropali “thumbon” Berishën me poezinë e ish-të përndjekurit politik

“Je xhelat, hipokrit e demon! Pabesinë ke moral, sa edhe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka lexuar në Kuvend ish-kryeministrit Sali Berisha, poezinë “Monologu i pendesës” të ish-të përndjekurit politik, Luan Myftiu.

Më anë të fjalëve të tekstit, Spiropali “thumboi” Berishën, ndërsa theksoi se kjo poezi i dedikohet “sojit më të ligë të komunistit, komunistit anti-komunist”.

Elisa Spiropali: “Luan Myftiu lindi në Berat në 1933. Në moshë të vogël i komunistët i pushkatojnë babain. E ëma e tij, nga tronditja psiqike, përfundon në spital, duke lënë fëmijët të vetëm. në 1975 e arrestojnë në Vlorë dhe e dënojnë me 10 vite për agjitacion e propagandë. E kryen dënimin në Spaç, e ridënuan dhe del nga Spaçi me ardhjen e demokracisë dhe vendoset në Tiranë. Në 2001 shkruan poezinë e tij emblematike, “Monologu i pendesës”, për zhgënjimin e tij më të madh, për dëshpërimin dhe sojin më të lig të komunistit, që është komunisti anti-komunist.

Unë vetëm do ta lexoj për ju:

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe’ po na kall. Je pashpirt, e xhelat, hipokrit, e demon pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Si makut gangster, e dinak je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk e ofiq del nga varri, lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat. Sa të gjesh midis jush hajdutë, spiunë e ca laro harbut, do të rri në opozitë orator demokrat dhe t’ju lë mos më keq, të përçarë, pa surrat.”