TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vendin ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje janë ende gjurmët e freskëta të krimit. Në xhamin pas supeve ku qëndronte 51-vjeçari duken shenjat e plumbave. Sipas burimeve nga policia, mbi të u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilave e kapën biznesmenin, një në kokë dhe një në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët, të cilët kanë qenë dy, kanë ardhur nga shëtitorja Wilson buzë detit me motor dhe njëri prej tyre është futur në lokal dhe e ka qëlluar me armë, tjetri ka pritur jashtë për ta larguar sërish vrasësin. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe më pas është larguar nga lokali i biznesmenit, ku familjarë e miq ndodhen ende duke e vajtuar.

Ndërkohë që postblloqe të shumta janë ngritur në pikat hyrëse e dalëse të Lezhës, por edhe në autostradë. Nikulaj ishte anëtar i këshillit bashkiak në Lezhë, kryetar i PSD-së së Tom Doshit, por mbështeste hapur kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Lezhë Pashk Gjoni.
