TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar videonmesazhin nga disa prej emrave të listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë.
Me zërat e mjekut Ilir Alimehmeti, gazetares Beti Njuma apo aktorit Julian Deda, Meta shkruan se më 14 maj Tirana do të ketë këshilltarët që meriton.
"Ekip i jashtëzakonshëm i Këshilltarëve të Koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Ata janë qytetarë dhe profesionistë të mrekullueshëm, me personalitet të sprovuar në beteja publike për kauza të mëdha.
Tirana pret me padurim t’i votojë në 14 Maj.
Tirana do të ketë Këshilltarët Bashkiakë që meriton dhe që e duan me gjithë zemër qytetin. Bashkë Fitojmë!", shkruan Meta.