TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për rezultatin.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se në këtë datë vendi do të ndahet monizmi dhe korrupsioni.
“Edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve. Me Dr. Alfred Gegën si Kryebashkiak, Maliqi hyn në rrugën e bashkëjetesës qytetare dhe të llogaridhënies.
Fitorja e Dr. Fredit do të jetë shumë bindëse sepse personaliteti dhe përkushtimi i tij është i provuar për tre dekada nga të gjithë ata, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe humanizëm. Fitorja e koalicionit tonë në Bashkinë e Korçës dhe në të gjithë Qarkun, do ta ketë fitoren e Bashkisë Maliq si “qershia mbi tortë”. Bashkë????Fitojmë!”, shkruan Meta.