AKTUALITET, 29 Prill 2023, 16:15

“Shqiptarët e fundit”, Berisha nxjerr spotin e zgjedhjeve, letër socialistëve dhe elektoratit gri: Më 14 maj votojmë kundër shpopullimit

“Shqiptarët e fundit”, Berisha nxjerr spotin e zgjedhjeve,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të shtunë, spotin zyrtar të zgjedhjeve të 14 majit. Duket se në qendër të këtij spoti është shpopullimi i Shqipërisë.

Spoti i titulluar “Shqiptarët e fundit” është formuluar në një mënyrë të tillë ku Berisha iu drejtohet socialistëve, demokratëve dhe elektoratit gri, përmes një letre, ndërsa iu kërkon atyre që të votojnë më 14 maj kundër këtij fenomeni të rrezikshëm, shpopullimit të vendit.

Kujtojmë se kandidatët e Berishës garojnë për zgjedhjet lokale përmes koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, PDK-në dhe PBNJ-në.