TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa u morën për disa orë në pyetje, policia e Tiranës ka lënë të lirë 6 personat e shoqëruar në lidhje me dhunimin barbar të vajzës keniane, Joy Aoko, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi, vëllai, kushëriri dhe 3 shokë të tij.
Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22-vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime. Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte prej kohësh në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet pranë godinës ku jetonte prej muajsh.
Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejshme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë në spital.