AKTUALITET, 29 Prill 2023, 16:55

U arrestua me 8 kg kokainë, 49-vjeçarit shqiptar i sekuestrohen dy prona në Itali

U arrestua me 8 kg kokainë, 49-vjeçarit shqiptar i sekuestrohen dy

Policia italiane ka sekuestruar dy prona të një 49-vjeçari shqiptar, i cili u kap me 8 kg kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i janë sekuestruar dy prona në komunën e Canegrate.

Gjykata e Busto Arsizio pranoi kërkesën e Prokurorit të formuluar mbi bazën e hetimeve trashëgimore të kryera nga autoritetet ndaj shqiptarit.

Hetimet trashëgimore bënë të mundur identifikimin e pronave në pronësi të të arrestuarit që ndodheshin në bashkinë Canegrate, të cilat nuk ishin në proporcion si me të ardhurat e deklaruara nga familja, ashtu edhe me aktivitetin e tyre ekonomik.