TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka zhvilluan një takim në Lushnjë, ku shfaqën mbështetjen për kandidatin e opozitës, Eduart Sharka.
Në fjalën e tij, Duka tha se, “do të ndiheshim shumë mirë nëse i pari i kësaj shtëpie do të ishte një nga një specialistët që jeton me hallet e problemet e fermerëve, përkrahës i pa kompromis i tyre”.

Ndërsa, kreu i Partisë Republikane, Mediu u shpreh se, qeveria po ushtron presion mbi administratën për votën në 14 maj.
“Presionet janë pa fund, këta kërcënojnë me largim nga puna, shkatërrim biznesi, prone. Këta mendojnë se mund të blejnë votën, jetë, nderin e çdo shqiptari”, tha Mediu.
Mediu dhe Duka e konsideruan 14 majin si ditën kur shqiptarët do duhet të ndëshkojnë me votë varfërinë, largimin masiv, krimin dhe korrupsionin.
