TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Vetëm pak momente pasi u mbyllën lokalet, për shkak të orarit të kufizimit, një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Fillimisht ata kanë nisur me ofendime, të cilat më pas kanë degjeneruar në dhunë fizike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi i të rinjve janë larguar me vrap. Dyshohet se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit.