AKTUALITET, 6 Tetor 2025, 13:22

Nëna e nxënësit të plagosur në Kamëz. Shkoi për t’i ndarë shokët. Më mirë të isha unë e vdekur sesa…!

Nëna e nxënësit të plagosur në Kamëz. Shkoi

Ka folur për herë të parë nëna e djalit që mbeti i plagosur nga një sherr me thika pak ditë më parë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Ajo tregon se djali i saj nuk ishte i përfshirë në sherr, por kishte hyrë për të ndarë personat e tjerë që po ziheshin.

“Djali ka qëndruar tre orë në spital. Plagën e ka në brinjë, i kanë rënë dhe me grusht. Djali më tha që një shok po zihej dhe shkova për t’i ndarë. Pastaj tha na futën grushta e thika, kanë qenë 3-4 veta që kanë qëlluar.

Nuk e dinë as vetë përse janë zënë. Djalin e kisha nisur për në shkollë. Ta sjellin pastaj edhe të vdekur. Ai tha nxënës të shkollës ishin ata që na plagosën, i njeh me emra. Kur ka dalë nga salla, kam thënë më mirë të isha unë e vdekur sesa ta shihja ashtu”-tha nëna për “Shqipëria Live”.