TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka marrë vendimin për të ngritur dy Komisione të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.
Lajmin e bëri të ditur, kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla në një komunikim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit.
Balla tha se këto dy Komisione janë tepër të rëndësishme, ndërsa i bëri thirrje tre grupeve parlamentare të opozitës që të plotësojnë vakancat e tyre.
“Dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në orët në vijim dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, i pari komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, një traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore.
Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE ODIHR ndër vite.
Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do t'u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën
Nisma tjetër ka të bëjë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrative Territoriale. Në formë projekt vendimi përkatës i Kuvendit duhet të ketë paritetin e përfaqësimit mes mazhorancës dhe opozitës, sic ka qenë edhe në dy komisionet e mëparshme”, tha Balla.