TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Në nje deklaratë për mediat pas daljes nga Struktura e Posaçme, kreu i selisë blu akuzoi kreun e këtij insitutcioni Altin Dumani se është peng i parave të krimit.
Berisha publikoi edhe një dokument, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.
“Tani do t’u njoh me dokumente të reja. Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga si vëllau i saj, Altin Troplini. Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike. Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Këtu e keni greqisht dhe shqip”, theksoi Berisha.