TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 44-vjeçarit Artur Tushit në Ekuador, krim i cili dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë.
Raportohet se shqiptari mbante dokumente ekuadoriane, ndërsa një grua që ndodhej nën shoqërinë e tij u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në spital.
Vrasja me pagesë ndodhi pasditen e së dielës një rrugën El Poblado, ngjitur me qendrën tregtare Santa Fe, në Medellín.
Vrasësi i dyshuar, një shtetas venezueliani, i cili mbërriti në vendgjarje me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s.
Policia kolumbiane sekuestroi si motoçikletën ashtu edhe arma e zjarrit e përdorur për të kryer vrasjen.
Shqiptari Artur Tushi, me dokumente ekuadoriane, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në El Poblado, Kolumbi. Nga të shtënat me armë u plagos një grua e moshuar ndërsa vrasësi i dyshuar u arrestua.
Raportohet se autori iu është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë e ka qëlluar për vdekje.
“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.
Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital. Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos.
