TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur zyrtarisht Florian Binajn, si kandidatin që kjo parti do të mbështesë në garën për kryebashkiak të Tiranës.
Berisha ftoi edhe partitë e tjera opozitare, ta mbështesin kandidaturën e Binajt, duke e cilësua atë si një "personalitet të mirënjohur" dhe "luftëtar të paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë".
"Jam sot këtu për t’ju informuar ju dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falwnderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj", deklaroi Berisha.
Kujtojmë se Binajn e ka mbështetur edhe Adriatik Lapaj me forcën e tij, Shqipëria Bëhet.