AKTUALITET, 6 Tetor 2025, 12:26

Vendimi/ Dhunuan policin, Gjykata e Tiranës lë në burg 21-vjeçarin! Detyrim paraqitje për të vëllanë

Vendimi/ Dhunuan policin, Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë sot në në burg 21-vjeçarin me iniciale D.S , i cili 2 ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë. Ky i fundit 18-vjeç me inicialet K.S , është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata.

Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Të rinjtë sulmuan punonjësin e policisë “për shkak të detyrës së tij” thanë blutë e kryeqytetit.

Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan me incidente, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët që ndodheshin aty.