AKTUALITET, 15 Maj 2023, 19:40

Zv.ministri i Ekonomisë habit Grida Dumën: Jam fans i Luizit, Benet Beci fitoi prej tij

Zv.ministri i Ekonomisë habit Grida Dumën: Jam fans i Luizit, Benet

Zëvendës ministri i Ekonomisë Besart Kadia mendon se mbështetja e fituesit të Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli i dha fitoren kandidatit të PS në Shkodër Benet Beci.

Në një bashkëbisedim me Grida Dumën, Kadia tregoi se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i kishte thënë se Beci ka fituar prej tij.

Madje Kadia shprehet se është fans i Luizit dhe madje ka bërë edhe foto me të.

Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

Besart Kadia: Jo, kam dhe foto po deshe.

Grida Duma: Edhe ti je një fans?

Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida (e Berishës), edhe unë ndoshta.

Grida Duma: Jo, ne nuk kemi qenë fansa, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një show bizzi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.

Poll