AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 13:18

Ishin maskuar si të moshuar/ Detaje nga shpërthimi me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë! Autorët e hodhën nga makina në ecje

Ishin maskuar si të moshuar/ Detaje nga shpërthimi me tritol në

Detaje të reja janë zbuluar nga tritoli i cili u vendos noterisë së Fran Gjonit në Lezhë. Burime bëjnë me dije se janë të përfshirë dy autorë, të cilët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina.Gjithashtu raportohet se ishin maskuar ku shfaqeshin si persona të maskuar

Nga pamjet e sigurisë shihen dy persona ku njëri prej tyre ka qenë në rolin e shoferit ndërsa tjetri ka kryer hedhjen e tritolit tek shkallët para noterisë.

Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip BMW të aksidentuar shumë kohë e pa përdorur dhe në këtë situatë u përdor me targa të vjedhuara. Po ashtu dyshohet se ata kanë dalë jashtë Lezhës.