AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 19:03

“Në çështjen ‘Ahmetaj’, e përfshirë e gjithë qeveria”, Salianji: Në dosjen e SPAK edhe emri i Gjiknurit, Rama të dorëhiqet!

“Në çështjen ‘Ahmetaj’, e përfshirë

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat, ndërsa theksoi se rasti në fjalë nxjerr në pak një ngjarje korruptive ku sipas tij është e përfshirë e gjithë qeveria.

Ai pohoi se ndër emrat e përmendur është edhe ai i Damian Gjiknurit, ndërsa shtoi se të përfshirë janë edhe shumë zyrtarë e funksionarë të lartë të mazhorancës dhe qeverisë.

“Personi në hetim nuk është në Shqipëri. Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë dhe të publikut një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë dhe dhjetëra persona deputetë aktualë të PS, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë janë përfshirë po njësoj në korrupsion. Për këtë arsye Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar”, u shpreh ai.