TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me debate u shoqërua mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve. Mësohet se deputeti i PD-së, Ervin Salinaji, iu është drejtuar me disa pyetje avokatëve të Arben Ahmetajt. Ai ka kërkuar të dije prej tyre nëse mendojnë se Ahmetaj po sulmohet politikisht nga mazhoranca.
“Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj… Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike, po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vulnerabel politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca?”, ka thënë Salianji.
Po ashtu ka shtuar se: “Në publik po qarkullon që personi nën hetim ju është përgjigjur prokurorisë për disa pyetje se prokuroria duhet te pyesë Ramën për disa vendimmarrje, keni autorizim ose informacion për ta qartësuar këtë?”.
Avokatët mësohet se kanë thënë se do paraqesin relacion ku pasqyrohen dhe përgjigjet.