AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 17:40

Mazhoranca ‘po i jep kohë’ Ahmetajt? Kërkon shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, por përplaset me opozitën  

Mazhoranca ‘po i jep kohë’ Ahmetajt? Kërkon shtyrjen e

Mazhoranca, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të diskutuar lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Socialistët kanë  propozuar që seanca të ndalet për sot dhe Këshilli të mblidhet sërish të premten në orën 12:00, për të diskutuar për raportin e SPAK.

Po ashtu është propozuar nga mazhoranca që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00.

Por, propozimi është kundërshtuar nga opozita, të cilët deklarojnë se nuk i duhet dhënë kohë më tepër, pasi ‘kjo ndihmon Ahmetajn që të fshihet’.