TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Arben Ahmeta, Ardian Visha deklaroi se është e drejta e ish-zëvendëskryeministrit nëse do të vijë në Shqipëri apo jo, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Teksa tha për mediat se kishte folur me Ahmetajn vetëm para 5 minutash, avokati u shpreh se Ahmetaj ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht.
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një show për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, u shpreh ai.