AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 15:36

Gati 200 mësues në Korçë dhe në Maliq pa marrë rrogat e majit. Ja çfarë ka ndodhur

Gati 200 mësues në Korçë dhe në Maliq pa marrë

Mbi 100 mësues në Korçë dhe rreth 80 mësues në Maliq nuk kanë marrë ende pagat e muajit që kaloi. Ky problem është ngritur sot nga kryetari i Sindikatës së Mësuesve Korçë, Leonard Trebicka, i cili thotë se është hera e parë që ndodh në qarkun e Korçës, por që ai vetë nuk ka qenë i informuar mbi këtë problem.

Ai thotë ndër të tjera se mësuesit nuk kanë reaguar nga frika, por sot Trebicka këtë shqetësim të tyre do ta çojë deri në fund pasi ka mësues që ekonomia e tyre familjare varet vetëm nga kjo rrogë. Sipas kryetarit të sindikatës, ngërçi është te thesari, që sipas tij po i vonon pagat.

Ndërkohë, Viniola Rota drejtoresha e DAR Korçë ka bërë të ditur se vonesat janë për shkak të indeksimit dhe mos çeljes së thesarit megjithëse gjatë këtyre ditëve ka marrë kontakt të vazhdueshëm me ministrinë për të zgjidhur problemin.