TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

26 prokurorë të rinj janë emëruar sot duke iu shtuar kështu sistemit të akuzës në Shqipëri.
Ata u betuan në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, foli në emër të kolegëve, kur tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.
“E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha Xhejsnila Hako, prokurore në Durrës
Në këtë linjë, mesazhi i kreut të KLP-së Alfred Balla ishte i qartë duke i kërkuar që të mos i zhgënjejnë.
Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.
Ministri Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi.
Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Durrësi, Korça, Gjirokastra dhe Fieri, ku institucionet e akuzës po përballen me mangësi disa vjeçare në staf si pasojë e shkarkimeve nga vettingu.