TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dorëhiqet nga detyra, drejtori Artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli. Lajmi u konfirmua për Report Tv nga gazetarja Blerina Goce.
Burime bëjnë me dije se Jacopo Sipari di Pescasseroli është larguar drejt Italisë, ndërkohë që dorëheqja e tij vjen pas shkarkimit të drejtoreshës së Përgjithshme Abigeila Voshtina.
Kjo e fundit vijon të qëndrojë në drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në një kohë të pacaktuar
Kush është Jacopo Sipari di Pescasseroli?
Jacopo Sipari di Pescasseroli është i njohur si fitues i çmimit “GOLDEN OPERA SPECIAL PRIZE” në janar të 2020-s, për gjeneratën e re nga “OSCARS OF OPERA”, si një nga dirigjentët më premtues për operat në Itali.
I diplomuar në Juridik dhe Dirigjim, Sipari zotëron 2 doktoratura në të Drejtën Penale dhe atë Kononike, të shkruara në gjuhën latine. Prej nëntë vitesh shërben si Docent i të Drejtës Penalen, në Universitetin “Roma Tre” me Prof. Mario Trapani, por edhe më parë njihej si avokati më i ri i Gjykatës Apostolike Romake “Rota”, në Vatikan.
Studimet nuk i ka ndalur me kaq. Ai është i diplomuar me rezultate tw larta në Drejtimin Orkestral, nën kujdesin e maestros Marco Angius. Po ashtu edhe për kompozim dhe dirigjim koral në Konservatorin “Tartini” të Triestes.
Sipari ka studiuar edhe për Kompozicion Eksperimental me Mauro Cardi dhe Kanto me Maria Chiara Pavone, duke u diplomuar në Konservatorin e Muzikës “Casella” në L’Aquila.
Në karrierën e tij ai numëron një sërë suksesesh, të tilla si: Dirigjent kryesor në Shtëpinë e Operës dhe Baletit të Varnës, në Fondacionin e Festivalit Puccini të Torre Del Lago, Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Midsummerit të Italisë, Drejtor Artistik i “Sacrum International Festival” në Vatikan, etj.