AKTUALITET, 4 Shtator 2023, 19:19

Ndryshimet në qeveri, reagon Bardhi: Do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare

Ndryshimet në qeveri, reagon Bardhi: Do të vazhdojë të

PS ndryshimeve në qeveri të bëra publike nga kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e PS, vjen edhe reagimi i parë nga opozita.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit e ka cilësuar këtë lëvizje të Ramës si një taktikë për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit që sipas tij është përfshirë qeveri Rama.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.