AKTUALITET, 6 Shtator 2023, 16:46

Ndryshimet në qeveri, Rama i dërgon presidentit emrat e ministrave të rinj, ja kur pritet dekretimi

Ndryshimet në qeveri, Rama i dërgon presidentit emrat e ministrave

Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e kësaj të mërkure në presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. Ndërkohë, dekretimi pritet të bëhet pas së shtunës për shkak se presidenti Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan.

Sakaq, situata është e paqartë dhe nuk dihen arsyet se pse Kryeministria nuk i dërgoi menjëherë emrat në Presidencë në një kohë kur ka edhe një emergjencë.

Kjo pasi Ministri i Jashtëm do të duhet të jetë më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën.