TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet i ushtrisë, i cili ndodhej në zonën e Katundit të Ri në Durrës, një nga më të prekurat nga reshjet e shiut, ka ngecur në ujë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar banorët e zonës.
Sipas raportimeve nga terreni, mjeti i ushtrisë ka mbetur i bllokuar nga uji dhe është ndihmuar më pas nga një traktor i banorëve për të dalë sërish në rrugë.
Situata në Katundin e Ri paraqitet ndër më të vështirat në Durrës, me shumë banesa të përmbytura dhe rrugë të bllokuara si pasojë e reshjeve intensive.