AKTUALITET, 8 Janar 2026, 15:13

Përmbytjet në vend, Presidenti Begaj: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Përmbytjet në vend, Presidenti Begaj: Banorët të ndjekin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre.

"Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës  fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.", thuhet nudhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre njoftimin e Presidencës.