AKTUALITET, 8 Janar 2026, 12:58

VIDEO/ Në Novoselë u dha urdhër evakuimi, Rama: Monitorim i plotë nga ekipet e emergjencave, banorët të ndjekin udhëzimet e të shmangin lëvizjet e panevojshme

VIDEO/ Në Novoselë u dha urdhër evakuimi, Rama: Monitorim i

Kryeministri Edi Rama thotë se situata në Novoselë, ku është dhënë urdhër evakuimi për shkak të motit të keq, është në monitorim të plotë nga strukturat e emergjencës.

Sipas kreut të qeveriosë, forcat janë angazhuar në terren me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ndodhen në gatishmëri të plotë për të evakuuar banorët.

Apelon banorët që të ndjekin me përpikëri udhëzimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara deri në normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu thotë se kanë bërë planin e masav për tre fshatat kryesore me rrezikshmëri të lartë për shkak të lumit Vjosa.

Reagimi i plotë:

Situata në Njësinë Administrative Novoselë vijon të jetë në monitorim të plotë nga ekipet e Bashkisë Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit.

Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

Njoftojmë banorët të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion:

Emergjencat Civile
+355 69 213 9738

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike
+355 69 541 9296

Ujësjellës-Kanalizime
+355 69 572 3432