TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Ferrasit, në Fier, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.
Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse, së bashku me banorët e zonës, kanë ndërhyrë duke vendosur thasë me rërë përgjatë argjinaturës, me qëllim forcimin e pikave më problematike.
Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim.
Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme.