AKTUALITET, 8 Janar 2026, 14:07

U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u kërkohet evakuim urgjent

U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u

Prefektura e Qarkut Durrës ka dhënë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Sukth, për shkak të rrezikut të menjëhershëm nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga vërshimet dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë. Autoritetet po kërkojnë nga banorët që të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës civile dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi po organizohet nën koordinimin e strukturave të Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat po ofrojnë transport, strehim të përkohshëm dhe asistencë për qytetarët e prekur.

Prefektura u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqe të mundshme nga përmbytjet.