AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 18:16

Ndërtoi plazh privat në Ksamil, shpallet në kërkim pronari, e pësojnë edhe 3 punonjës të IVMT

Ndërtoi plazh privat në Ksamil, shpallet në kërkim pronari,

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e një plazhi në Ksamil. Bëhet fjalë për Resul Piro 60 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit, në një sipërfaqe pronë e tij dhe ne një sipërfaqe pronë shtet ka ndërtuar pa leje dhe ka vendosur 120 çadra dhe 240 shezlonge, te cilat u sekuestron nga policia.

Procedohen penalisht dhe referohen ne prokurori materialet për 3 punonjës te IVMT të Bashkisë Sarande. Ata dyshohet se duke mosvepruar kanë lejuar ndërtimin pa leje.