AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 15:32

Votat e tyre ripërsëritën zgjedhjet/ Të burgosurit nuk do të votojnë në Rrogozhinë, KQZ zbaton vendimin e Kolegjit: Jo kuti në burg!

Votat e tyre ripërsëritën zgjedhjet/ Të burgosurit nuk do

Rreth 30 mijë votues të Rrogozhinës janë thirrur të dielën që të shkojnë pranë kutisë së votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kandidatët janë të njëjtët si në 14 maj, ku njëra palë përfaqësohet nga Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Aty PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës. Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.

KQZ thotë se ka marrë masa që të mos ketë më probleme me identifikimin e zgjedhësve. Të dielën do të hapen 54 qendra votimi dhe sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve partitë nuk kanë shkaktuar probleme me sjelljen e komisionerëve.