AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 17:51

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pasditen e sotme nga një makinë në Durrës.

Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.

Ajo ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.