TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në periferi të kryeqytetit, ku një i mitur u gjet i vdekur në një garazh.
Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve, i mituri mësohet se është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Mjeti, ku u gjet ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit. Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit pritet pas ekspertizës së mjeko-ligjorëve.