AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 16:20

Projektligji/ Studentët e mjekësisë kërkojnë të flasin në parlament si palë interesi, zbardhet letra për Lindita Nikollën

Projektligji/ Studentët e mjekësisë kërkojnë të

Siç paralajmëruan në komisionet parlamentare, studentët i kanë dërguar një letër Parlamentit që në seancën e së enjtes të kenë fjalën në foltore, pasi pritet të votohet projektligji që i detyron 5 vite të punojnë në atdhe pas mbarimit të fakultetit.

Studentët thonë se duan të artikulojnë se përse e kundërshtojnë këtë projektligj, që sipas tyre është antikushtetues. Edhe gjatë protestës së para sy javëve përpara Kuvendit, studentët kërkuan që të ishin pjesë e seancës, por s’u pranuan. Nuk dihet ene se çfarë vendimi pritet të ndërmarrë administrata e Kuvendit lidhur këtë mungesë. 5 vite punë me detyrim, e më pas t’u jepet diploma, shihet si një masë nga qeveria për të frenuar emigrimin e bluzave të bardha, që vijon me shtimin e kuotave të pranimit të maturantëve që do të kërkojnë të jenë pjesë e këtij fakulteti.

Studentët nga ana tjetër kërkojnë që qeveria të anulojë projektligjin, ose në të kundërt kanë paralajmëruar bojkot total të vitit të ri akademik që nis në tetor.

Lënda: Kërkesë

Drejtuar: Kryetares së Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla

Për dijeni: Zëvënëdëskryetarëve Z. Agron Gjekmarkaj dhe Znj. Ermonela Felaj

Të nderuar,

Studentët e mjekësisë shprehin hapur kërkesën për t’u dëgjuar në parlament. Jemi dëgjuar në dy komisione, te Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Si palë interesi kërkojmë që ditën e nesërme datë 20.07.2023 të përfshihemi në rendin e ditës, përpara procesit të votimit për miratimin e ligjit. Duke shpresuar që kërkesa të merret parasysh, jemi në pritje të përgjigjes tuaj.