TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i mitur është gjetur i pajetë brenda automjetit në garazhi e banesës së tij. Ngjarja ndodhi sot në Babrru.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.