AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 14:17

Ndërtimet pa leje, denoncon inxhinieri i njohur: Prej 4 muajsh jam në ndjekje penale për prishjen e një muri të brendshëm

Ndërtimet pa leje, denoncon inxhinieri i njohur: Prej 4 muajsh jam në
Inxhinieri Arben Meçe, në MCN TV

Ndërtimet pa leje janë një fenomen gjithëpërfshirës bëri me dije inxhinieri i ndërtimit Arben Meçe në studion e lajmeve në MCN Live. Ai tha se ai vetë që e njeh shumë mirë ligjin dhe prej 4 muajsh është në ndjekje penale për shkak të prishjes së një muri të brendshëm garazhi. 

Sipas tij duhet bërë kallëzim penal për personat përgjegjës, sepse është bërë denoncim dhe prokuroria ka mbyllur çështjen.

"Është një fenomen gjithpërfshirës. Sot unë jam në ndjekje penale për prishjen e një muri në garazh. Por unë e di mirë si funksionon IKMT dhe IVMT, por them se ky është rasti më flagrant. Kur një polic goditi një engjëll në Himarë gjithë zinxhiri u shkarkua, këtë s’po e shohim këtu. Normal dhe ata bashkë me shkelësit janë përgjegjës me ligjin në atë punë. Unë kam prishur një mur në garazh dhe më ka ardhur nja 10 herë IKMT, policia e shtetit dhe prej 4 muajsh jam në ndjekje penale. Janë instrumentet të lidhur ngushtë me njeri tjetrin që nga fillon kryetari i bashkisë dhe sapo të marrë vesh që janë ndërtuar këto gjëra ai duhet ti shkarkonte".

Sa i përket pjesës së sigurisë, Meçe tha se fakti kryesor i bërë në tërmetin e 2019, të gjitha ndërtimet të cilët ishin shtesa katesh mbi ndërtimet pa leje tërmeti i shkatërroi.

"Kjo do të thotë është një nga faktorët kryesore që rriskon këta objekte. Të gjitha objektet që sot kanë shtesa katesh dhe pse të legalizuar shteti duhet ti kthehet për kontroll teknik. Por këta falë lidhjes me politikën arrijnë të dertojnë 8 kate shtesë. Urgjentisht këto objekte të cilat janë shtesë duhet të rikthen në procedurë për të rimarrë kontrollin e sigurisë. Nëse jo shteti duhet ta kërkojnë qytetarët. Qytetar mbroni veten tuaj mos prisni nga shteti. Prokuroria jo gjithmonë vepron por ky është rasti, që ajo është e implikuar dhe kjo duhet hetuar".

Avokati Redon Meksi në studion e MCN Live, duke komentuar ndërtimet pa leje e cilësoi politikën ortak me ndërtuesit, ndërsa shprehet se as opozita nuk ka folur për këtë çështje. Sipas tij, opozita është “mike” me ndërtuesit dhe se shohin të arsyeshme për t’i kallëzuar me shpresën se do t’i mbështesin kur të vijnë në pushtet.


Ndërsa avokati Ledio Braho lidhur me Vendimin e Këshillit të Ministrave i cili parashikon konfiskimin e shtesave pa leje të pallateve, shprehet se është më lirë të legalizosh 8 kate pa leje se t'i konfiskojë shteti.