TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Arben Krajën në drejtimin e SPAK.
Të dy prokurorët nuk i kanë zyrtarizuar ende kandidaturat e tyre, por kanë afat brenda 45 ditëve.
Kandidatët për kreun e SPAK duhet të dorëzojnë pranë KLP-së platformën e tyre.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është nëntë vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo tre vite.
Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.