AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 13:19

Edi Rama: Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore është certifikuar nga NATO

Edi Rama: Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është certifikuar nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore.

Grupi i monitorimit të Aleancës vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjatë strëvitjes “Biza 22”, teksa grupi i sipërpërmendur u konfirmua si strukturë operacionale e standardeve më të larta të NATO-s.

"Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore

Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s,"-shkruan Rama.