TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të ngrihet një komision auditi për të bërë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017.
Në një komunikim me gazetarët, teksa u distancua nga kjo aferë, Berisha tha se do “kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me financimin rus”.
Berisha u shpreh se Basha i betohej se financimet vinin nga diaspora, ndaj nuk i besoi shkrimit të “Mother Jones”. Më tej ish-kryeministri thotë se filluan t’i vinin informacione nga diaspora, që nuk kanë financuar.
“Unë në atë kohë midis artikullit të gazetës "Mother Jones" dhe asaj që më betohej Lulzim Basha, i besoja Lulzim Bashës. Mua filluan të më informojnë emigrantët shqiptarë nga diaspora dhe këtë e kam deklaruar në foltore. Ka qenë fillimi i këtij viti ose pak më vonë. Më parë nuk e kam ditur. Kur më erdhën njoftime se nuk janë paguar para nga diaspora atëherë mendova se Mother Jons dhe ky më ka mashtruar mua. Unë sapo e mora vesh, krijova një fond informacioni të nevojshëm dhe unë e denoncova për dosjen ruse. Kjo daton 6 muaj përpara. Nuk kam folur për dosjen ruse derisa i kam verifikuar”, tha Berisha.
Teksa iu referua shkrimit të “Mother Jones”, Berisha foli për takime të dyshimta të Lulzim Bashës me ambasadorin rus në vendin tonë.
“Të bëjmë transparencën, pastaj natyrisht që qëndrimet do të përshtaten, do të mbahen, por transparenca është e domosdoshme. Ai sot sot citohet nga Mother Jons për takime me ambasadorin rus. Po ka artikull të gjate kushtuar Bashës. Në fakt të themi të vërtetën ata dy gazetarë kanë meritë të veçantë sepse e botuan para shërbimeve”, tha Berisha.
Berisha po ashtu dënoi politikën e jashtme aktuale, që siç tha ai përmes Ballkanit të Hapur është një orientim serbo- rus.
“Përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Bashës për aq sa përfaqësonte ai dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision auditi për të bërë transparencë të plotë çfarë është e mundur nga ne, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me financimin rus. Garantoj shqiptarët se PD ka qenë dhe është e do të mbetet parti e interesit kombëtar, e orientimit euroatlantik i Shqipërisë. Vendimi për një audit është i drejtë, por ju them se Basha ka marrë çdo gjë me vete. Ka marrë disqet dhe çdo gjë. Kjo është e vërtetë, por partia duhet ta krijojë atë dhe mbi bazën e hetimi, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosja. Unë e kam quajtur Bashën peng. Kjo u faktua. Demokratët duhet të ndihen krenarë që mbështesin Berishën”, theksoi ndër të tjera Berisha.