AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 10:46

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për

Dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet Etjon Joka.

Joka u arrestua dje në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” pasi u filmua duke shpërndarë para.

Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar vende pune pas zgjedhjeve dhe duke shpërndarë para për blerjen e votave në Tiranë.

Me audio, në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.