AKTUALITET, 13 Nëntor 2023, 15:22

Ndërroi jetë në mes të sfidës ndaj Partizanit, trupi i Dwamena-s do të prehet në Ganë

Ndërroi jetë në mes të sfidës ndaj Partizanit, trupi i

Vdekja e papritur, nga një atak kardiak, në fushën e blertë e “bomberit” ganez të Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë përballjes Egnatia-Partizani tronditi jo pak si të pranishmit në stadium, po botën e sportit në Shqipëri e më gjerë, ku 28-vjeçari tejet i talentuar kishte lënë “gjurmë” gjatë karrierës së tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, trupi i tij do të transportohet, këtë të hënë nga morgu i Tiranës, drejt aeroportit të Rinasit, aty ku do të niset drejt Ganës, ku familjarët e tij do të kenë mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përsa i përket ceremonisë së nderit nga “rrogozhinasit” e Egnatia, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe pritet fituesit e Kupës së Shqipërisë, të mbajnë një ceremoni në kujtim të 28-vjeçarit, në një moment të dytë.