AKTUALITET, 13 Nëntor 2023, 13:18

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj paraqitet në

Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar  Zeqaj është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Arsyet se pse Zeqaj është thirrur në SPAK, ende nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosur asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.

Baftjar Zeqaj është pyetur nga gazetaret disa muaj më parë për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorit të Fierit, por ai është shprehur se ‘Ahmetajn nuk e kishte mik, madje s’ka pirë as kafe me të”.

Deklarata e Baftjar Zeqajt për çështjen e inceneratoreve

Jo pra asnjëherë nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë. Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK.

Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai

Zeqja ka qenë kryebashkiak i Fierit në radhët e Partisë Socialiste, për 3 mandate, fillimisht u zgjodh në vitin 2003 dhe më pas në vitet 2007 dhe 2011.